Sinopsis:
Një familje shqiptare, (Babai plak i paralizuar, Burri dhe Nusja e tij) kanë mbetur të ngujuar në banesën e tyre në katin e pestë. Burri i propozon nuses së tij që të ikin, sepse mund të vijnë serbët dhe t’i vrasin. Por nuk dinë se si t’ia bëjnë me plakun e sëmurë. Burri propozon që plakun ta lënë sepse ai edhe ashtu është në prag të vdekjes. Nuses i vjen keq ta braktisë plakun dhe nuk pranon. Derisa ata, burrë e grua, grinden mes vete, ushtarët serbë futen në hyrjen e ndërtesës së tyre. Gruaja i propozon burrit të fshihet në friz. Burri fshihet, kurse gruaja vetë mbetet të kujdeset për plakun. Ushtarët serbë futen në apartamentin e tyre dhe në fillim u thonë se pse vetëm ata nuk kanë ikur? Por mandej fillojnë të plaçkitin, kurse njëri prej tyre bën shaka me plakun dhe gruan të cilën ai mendon se është vajza e plakut. Ushtari fillon ta prekë gruan, kurse ajo e trishtuar ikë prej tij e ai i vihet pas. E zë dhe e dhunon gruan. Plaku nga ajo që sheh vdes. Ushtarët e xhirojnë skenën e dhunimit dhe mandej largohen prej aty pas thirrjes që u bën komanda. Në banesë mbesin prapë tre anëtarët e familjes: plaku i vdekur, nusja e dhunuar dhe burri i fshehur në friz. Burri del nga frizi dhe pasi sheh babanë e vdekur dhe gruan e dhunuar, i braktis. |